De Laurentiis gati për të rinovuar me Spallettin, por ky i fundit mendon ndryshe

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas një fillimi të shkëlqyer të sezonit që Spalletti ka bërë me Napolin, presidenti i klubit De Laurentiis është gati t’i ofrojë një kontratë të re trajnerit. Në kontratën aktuale me napolitanët e cila skadon në qershor të 2023, 63-vjeçari përfiton një pagë prej 3 milionë eurosh.

Sipas prestigjiozes “La Gazzetta dello Sport”, presidenti i Napolit dëshiron t’i ofrojë një kontratë të re deri në vitin 2025 dhe me një rritje page. De Laurentiis do të nisë bisedimet me ish-trajnerin e Interit në Antalia të Turqisë, aty ku Napoli do të përgatitet për fazën e dytë të sezonit.

Megjithatë është vetë tekniku Spalletti i cili heziton të nënshkruajë një kontratë shumëvjeçare me klubin. “Jam 63 vjeç dhe në moshën time nuk kam kohë për kontrata shumëvjeçare. Unë dua t’i jetoj gjërat hap pas hapi, kështu që nuk do nxitoj. Këtu ndihem mirë dhe po mendoj vetëm të punoj.” – është shprehur së fundmi trajneri i Napolit. /oversport.tv

You may also like