De Bryune fantastik me poker golash, City zbut “Ujqit” dhe prek titullin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Manchester City shpërthen kundër Wolves! “Qytetarët” kanë triumfuar me rezultatin 5-1, në një ndeshje që ishte e gjitha për Kevin de Bruyne, autor i katër golave.

Mesfushori belg shënoi për 25 minuta tre herë në portën e Ëolves, që ishte përgjigjur pas golit të parë me Dendoncker në minutën e 11-të.

Dominim total i Manchester City, që nuk e ndali vrullin as në pjesën e dytë. Sërish De Bruyne, ai i cili shënoi një tjetër gol në minutën e 60-të.

Shfaqja nuk kishte mbaruar dhe pjesë e saj u bë edhe Raheem Sterling në minutën e 84-t, pasi sulmuesi anglez plotësoi “manitën| kundër Wolves, që në pesë ndeshjet e fundit ka marrë vetëm një pikë.

Me këtë fitore Manchester City mban vendin e parë me tre pikë më shumë se Liverpool dhe tashmë i duhen edhe tre pikë për të ngritur titullin kampion, pasi diferenca e golaverazhit të skuadrës së Guardiolës dhe asaj të Klopp është “+7”.

Premier League – JAVA 33 (E prapambetur)

Wolves-Manchester City 1-5
Shënues:
Dendoncker 11’ / De Bruyne 7’, 16’, 24’, 60’, Sterling 84’

Foto: Manchester City, Twitter

You may also like