DAVOS – Zelensky: NATO të përshpejtojë kërkesën e Ukrainës për anëtarësim

by admin
Spread the love



DAVOS, 16 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përsëriti kërkesën e vendit të tij për anëtarësim në NATO gjatë një takimi me sekretarin e përgjithshëm të aleancës perëndimore të mbrojtjes, Jens Stoltenberg në Davos.

“Ukraina pret që NATO të marrë vendime këtë vit, për ta afruar vendin drejt anëtarësimit në aleancë”, tha Zelensky.

“Udhëheqësi ukrainas gjithashtu informoi Stoltenberg për situatën në vijën e parë të luftës dhe e falënderoi atë për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s”, sipas një deklarate të zyrës presidenciale të Zelenksy.

Zelensky gjithashtu theksoi rëndësinë e forcimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore të Ukrainës përballë bombardimeve të fundit ruse në qytetet e Ukrainës.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakReforma Zgjedhore, Gonzato: E rëndësishme të ndiqen rekomandimet e OSBE-ODHIR
Artikulli tjetërAbissnet Superiore, java e 20-të luhet të premten dhe të shtunën


You may also like