DAVOS – Scholz: Gjermania do të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

DAVOS, 18 janar /ATSH-DPA/ – Gjermania do të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, deklaroi kancelari Olaf Scholz në Davos.

“Ukraina po mbrohet me sukses të madh dhe guxim mbresëlënës,” i tha Scholz elitës politike dhe të biznesit në Forumin vjetor Ekonomik Botëror.

Përpjekjet e Ukrainës, të ndihmuara nga përgjigja e aleatëve ndërkombëtarë të Kievit, kanë bërë që Rusia tashmë të dështojë plotësisht në arritjen e qëllimeve të saj imperialiste”, theksoi ai.

Ai nënvizoi mbështetjen e treguar ndaj Ukrainës nga vendet e pasura të Grupit të Shtatë (G7), duke vënë në dukje se Gjermania dha 12 miliardë euro (12.9 miliardë dollarë) vitin e kaluar.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme,” theksoi ai.

Scholz është i vetmi lider i G7 që flet në Davos këtë vit.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like