David Villa: Spanja fiton Botërorin, Luis Enrique është arma plus e iberikëve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Spanja e nisi bindshëm këtë kampionat botëror me fitoren e thellë 7-0 kundër Kosta Rikës, por me tej barazimi ndaj Gjermanisë dhe disfata surprizë kundër Japonisë zhgënjyen disi opinionin sportiv.

“Furia e kuqe” e mbylli aventurën në grup në vendin e 2-të, kurse tanimë do të përplaset në raundin e 1/8-ve të finales me një kundërshtar aspak të lehtë si Maroku.

Në lidhje me ecurinë e spanjollëve në këtë Kupë Bote ka folur në një intervistë ish-sulmuesi David Villa, kampion Bote dhe Evrope me brezin e artë të fund viteve 2000.

Ish-bomberi i Barcelonës thekson se pika kyçe e kësaj Spanje është trajneri Luis Enrique dhe energjia që ai ka sjellë në skuadër.

“Mendoj se Spanja ka një kontingjent lojtarësh që mund të arrijnë ta fitojnë këtë kupe bote, por pika e tyre më e fortë është trajneri Luis Enrike, ai po bënë një punë mjaft të mirë. Brenda skuadrës ekziston një atmosferë mjaft optimiste dhe pozitive, ky aspekt mendoj se është shumë deciziv. Shoh entuziazëm dhe besim tek lojtarët, ata po performojnë në nivel të lartë, luajtën mjaft mirë ndaj Kosta Rikës si dhe Gjermanisë, jam kurioz të shohë nëse kjo skuadër do të ndalet, mendojnë se do ta fitojnë botërorin” deklaroi ish sulmuesi i Barcelonës, i cili më tej pyetet se cilën skuadër sheh favorite për të fituar trofeun përveç Spanjës:

“Mendoj se Argjentina ka potencial te madh, ata ditën të ringrihen psikologjikisht pas disfatës në ndeshjen e parë, janë një ekip që krijojnë volume loje asfiksues, edhe pse duhet të përmirësojnë pasin e fundit. Shoh që ndeshje pas ndeshje kjo skuadër po rritet dhe besimi gjithashtu është i madh se mund t’i shkojnë deri në fund këtij botërori”, deklaroi David Villa. / Oversport.tv

You may also like