David Beckham thotë se Victoria ka ngrënë të njëjtin vakt, çdo ditë

by admin
Spread the love

E mendoni dot të hani të njëjtin vakt, çdo ditë, jo për një, as për dy, as për 10, por për plot 25 vjet me radhë. Sigurisht që nuk e mendoni ndaj me siguri u habitët kur lexuat titullin.

Gjatë një bisede në podkastin e “River Café Table 4” me Ruth Rogers, David Beckham zbuloi se bashkëshortja e tij ha vetëm peshk të pjekur në skarë dhe perime të ziera në avull.

Herën kur Victoria nuk hëngri pjatën e preferuar David e kujton më së miri pasi ishte një mbrëmje e mrekullueshme kur ishte shtatzënë me vajzën Harper.

Ish-anëtarja e Spice Girls e ka diskutuar më parë dietën strikte në një episod të podkastit të “River Café Table 4”. “Jam e mërzitshme në departamentin e ushqimit. Ok, çfarë më pëlqen? Më pëlqen tosti me drithëra integrale me kripë sipër.”

Gjatë intervistës, Victoria shpjegoi gjithashtu se ajo është një “ngrënëse shumë e lodhshme”. Për The Sun, Beckam është shprehur:

Mënyrat e thjeshta të Victoria-s kanë arritur të befasojnë edhe të famshmin chef Gordon Ramsay, të cilin ajo e ka përshkruar si “një mik shumë të mirë”. Ramsay nuk ka parë kurrë dikë më të disiplinuar se Victoria përsa i përket mënyrës se si ushqehet.


You may also like