Daut Haradinaj: Problemi i pranimit teknik të ndërtesave në Prishtinë zgjidhet për një vit

by admin
Spread the love

Daut Haradinaj, kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës, tha se problemi i mungesës së pranimit teknik në 45 mijë ndërtesave në kryeqytet mund të zgjidhet brenda një viti. Kjo sipas Haradinajt mund të bëhet duke e rritur numrin e komisioneve për pranim teknik.

“I kam pyet të gjitha fakultetet profesionale sa kemi kuadro në kryeqytet, kemi kuadro për t’i krijuar 50 komisione, 50 komisione here 30 ditë nëse ka përkushtim, qëndrueshmëri dhe seriozitet ky problem në kryeqytet zgjidhet për një vit, gjashtë muaj ose një vit”, tha Haradinaj në Rubikon të Klan Kosovës.

Haradinaj tha se ish-drejtori i Urbanizmit, Liburn Aliu, ka emëruar një komision gjashtë vite më parë por se të njëjtin nuk e ka aktivizuar fare.

“Drejtori i urbanizmit Liburn Aliu në vitin 2015 me kërkesë të një operatori x për pranim teknik të objektit ka emëru komisionin e caktuar që emrat nuk po ua përmend po arkitekt, arkitekt, ndërtimtar, elektroinstalues, hidro, makineri, mbrojtës nga zjarri dhe i fundit është një jurist. Ky komision sot e kësaj dite në vitin 2021 nuk është mbledhë kurrë, nuk është thirrur kurrë nuk e ka kry asnjë përgjegjësi të vetme, 45 mijë njësi banesore në kryeqytet janë të evidentuara pa pranim teknik”, tha Haradinaj.

You may also like