Daut Haradinaj përkujton të rënët në Rogovë të Hasit: Përgjithmonë përulemi para veprës së tyre

by admin
Spread the love

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka përkujtuar të rënët e masakrës në Rogovë të Hasit.

Ai me rastin e 23 vjetorit të masakrës, tha se datat 27, 28, 29 janar të vitit 1999, ishin ditë të rënda për vendin tonë.

“Përgjithmonë përulemi para veprës së tyre dhe gjithmonë kujtojmë emrat e tyre: Agron Rama, Agim Zeneli, Sejdi Rama, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gaspër Karaqi, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Vëllezërit Memë e Prend Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Sahit Krasniqi, Valon Gashi dhe Vesel Avdyli.” shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.

Tutje, tha se 21 dëshmorë dhe 9 martirë ranë heroikisht në fshatrat e Gjakovës, në Bishtazhin, Goden dhe Rogovë të Hasit.

“Atë ditë të acartë janari, burrat më të mëdhenj të Dukagjinit ishin në rresht, në krye të detyrës për atdheun. I nderuar përjetësisht që i kisha bashkërrugëtues të lirisë.”

Lexo lajme interesante

You may also like