Daut Haradinaj ka një zgjidhje për kaosin nga kabllot e shumta në kryeqytet

by admin
Spread the love

Prishtina është qytet i kaosit, për shumë arsye, por kryesisht për planifikimin e dobët urbanistik dhe infrastrukturor. Ndërtimet e shumta dhe të larta, rrugët e ngushta dhe të pamjaftueshme, janë disa prej arsyeve që e shkaktojnë tollovinë konstante në kryeqytet.

Megjithatë, një tjetër problem i madh i kryeqytetit janë kabllot e shumta nëpër shumicën e lagjeve. Ato përveçse i japin një pamje të shëmtuar Prishtinës, përbëjnë edhe rrezik real për jetën e qytetarëve të saj. Kemi parë shumë herë se si kur ka punime në lagje, kabllot bien për tokë dhe askush nuk brengoset për rrezikun që mund ta shkaktojnë.

Daut Haradinaj, kandidati për kryetar të Prishtinës, e ka të shkruar në programin qeverisës se si do ta zgjidhë këtë problem kaq shqetësues për kryeqytetin. Ai ka planifikuar që të gjitha kabllot të futen nën tokë.

Nëntokësimi i kabllove është një praktike e hershme e vendeve të zhvilluara perëndimore, që krijon siguri për njerëzit, por jetëgjatësi edhe për kabllot, të cilat në terren të hapur mund të jenë më të ekspozuara ndaj korrodimit dhe rreziqeve të tjera se sa nën tokë.

“Gjatë mandatit tonë do të vazhdohet me nëntokësimin cilësor të kabllove të rrymës, me mbikëqyrje profesionale në të gjithë komunën e Prishtinës. Kjo do të ofrojë distribuimin e energjisë elektrike, po edhe siguri më të madhe për qytetarët e saj”, thuhet në programin e publikuar nga Haradinaj.

Daut Haradinaj po shihet si njëri prej kandidatëve më të mundshëm që të ngadhënjejë në natën e 17 tetorit, kur do të kumtohen rezultatet e zgjedhjeve lokale në Prishtinë.

Ai është duke zhvilluar takime të vazhdueshme me qytetarë anembanë Prishtinës, të cilët po i njofton me planin e tij qeverisës. Deri tani ka dëshmuar që e ka guximin, por edhe dijen për ta qeverisur Prishtinën.

You may also like