Daut Haradinaj jep dorëheqje nga pozita e asamblistit në Prishtinë

by admin
Spread the love

Daut Haradinaj ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e asamblistit në Komunën e Prishtinës.

Haradinaj tha se këtë vendim e mori për t’ia liruar pozitën një kandidati tjetër.

Bëhet fjalë për Taulant Maxharrajn.

“Ne nuk kemi hyrë në garë për pazare e as për kalkulime. Aleanca në Prishtinë ka korrur sukses të konsiderueshëm dhe do të punojmë bashkë në konsolidimin e degëve të Prishtinës me kuadro të reja dhe profesionale. Ne do vazhdojmë përkushtimin tonë në cilindo pozicion që jemi. Edhe njëherë i përgëzova fituesit e garës për asamble dhe i njoftova për vendimin qe unë tërhiqem nga asambleja për t’ia liruar vendin Taulant Maxharrajt”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, Daut Haradinaj ishte kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Unë dhe lista ime kemi hyrë në garë për Prishtinën me të vetmin parim, ndryshimin. Gjatë tërë fushatës kemi përkrahur ndryshimin dhe të njëjtin do të vazhdojmë ta përkrahim.

Ne nuk kemi hyrë në garë për pazare e as për kalkulime. Aleanca në Prishtinë ka korrur sukses të konsiderueshëm dhe do të punojmë bashkë në konsolidimin e degëve të Prishtinës me kuadro të reja dhe profesionale. Ne do vazhdojmë përkushtimin tonë në cilindo pozicion që jemi.

Edhe njëherë i përgëzova fituesit e garës për asamble dhe i njoftova për vendimin qe unë tërhiqem nga asambleja për t’ia liruar vendin Taulant Maxharrajt.

Suksese e ju priftë e mbara!

You may also like