Datat dhe oraret dy javëve të para, Kategoria Superiore starton të premten në Oversport

by admin
Spread the love

Na ndan vetëm një javë nga startimi i Kategorisë Superiore, kampionat i cili do të transmetohet drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. Ndërkohë që kanë dalë gjithashtu edhe datat dhe oraret e ndeshjet se kur do të zhvillohen takimet për javën e parë dhe javës së dytë.

Do të jenë kampionët e Tiranës ata që do të startojnë edicionin e ri të Superiores në përballjen që kanë në “Kukës Arena” me ekipin e Kukësit. Ndeshja do të fillojë në orën 17:00, më 19 gusht.

Ditën e shtunë do të ketë dy përballje të tjera ku po në 17:00 do të vijë live dhe ekskluzivisht në Oversport përballja Erzeni-Vllaznia. Më datën 20 do të luhet gjithashtu edhe përballja tjetër Partizani-Egnatia në “Elbasan Arena” në orën 19:30.

Java e parë sakaq do të mbyllet me dy përballjet e tjera Laçi-Teuta dhe Bylis-Kastrioti. Të dyja ndeshjet do të startojnë në orën 17:00 dhe do të jenë ato që do të ulin siparin e javës së parë të Kategorisë superiore, ekskluzivitet i Oversport dhe Tibo. /oversport.tv

Java e parë 

E premte 19/08/2022

Kukësi-Tirana 17:00

E shtunë 20/08/2022

Erzeni-Vllaznia 17:00 (Durrës)

Partizani-Egnatia 19:30 (Elbasan)

E dielë 21/08/2022

Laçi-Teuta 17:00

Bylis-Kastrioti 17:00

Java e dytë

E shtunë 27/08/2022

Teuta-Bylis 17:00
Kastrioti-Erzeni 17:00 (Kamëz)

E diel 28/08/2022

Egantia-Tirana 17:00

Vllaznia-Kukësi 19:30

E hënë 29/08/2022

Partizani-Laçi 19:30 (Elbasan)

You may also like