Dasmë brenda shtëpisë së BBV, martohen Kiara dhe Luizi. Vjehrra e nuses…Olta! Ja rolet e banorëve të tjerë

by admin
Spread the love

‘Vëllai i Madh’ ka vendosur të argëtojë banorët me një lojë tjetër shumë interesante brenda shtëpisë. Ata duhet të organizojnë një dasmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Banorët ndanë rolet para pak minutash me njëri-tjetrin.

Të gjithë njëzëri kanë vendosur që çifti që do të martohet do të jetë Luizi dhe Kiara, duke pasur parasysh edhe afrimitetin e madh që kanë me njëri-tjetrin. Më pas, banorët kanë ndarë edhe rolet e tyre në raport me dyshen.

Ata kanë vendosur që vjehrra të jetë pikërisht Olta Gixhari, me të cilën dyshja kanë pasur shumë debate javët e fundit. Dea Mishel është përzgjedhur si personi që do t’u dorëzojë unazat çiftit, ndërsa Amosi është dëshmitar në dasmë.

Xhonatan do të luajë rolin e xhaxhait të Luizit, ndërsa Maestro do të jetë në rolin e dajës së Kiarës. Valbona do të jetë mamaja e Kiarës, ndërsa Olta mamaja e Luizit. Efi dhe Tea janë motrat e Kiarës ndërsa Nita dhe Diola janë dy motrat e Luizit, ndërsa Kristi do të jetë prifti që do të celebrojë çiftin.

You may also like