Dashamirësja e felinëve akuzohet për vrasje pasi shkel me makinë burrin për të shpëtuar macen (fotot)

by admin
Spread the love

Hannah Star Esser është akuzuar për vrasje pasi ka shtypur në dukje qëllimisht një burrë me makinë pasi besonte se ai kishte tentuar të vriste një mace që kalonte rrugën.

20 vjeçarja përballet me akuza vrasjeje pasi 40 vjecari Luis Anthony Victor vdiq prej plagëve të shkaktuara nga incidenti i të dielës (25 shtator).

Zyrtarët thanë se 20-vjeçarja kishte dalë nga mjeti i saj duke ofenduar Victor të cilin e akuzonte se kishte tentuar të shtypte me makinë kafshën në qytezën Cypress, Kaliforni, SHBA.

Autoritete thanë se Victor kishte tentuar të komunikonte me Esser, por ajo ishte rikthyer në makinë, bëri një kthesë 180 gradë dhe e drejtoi atë në drejtim të 40 vjeçarit.

Prokurorët e qytezës Orange County thanë se Esser kishte shtuar shpejtësinë qëllimisht në drejtim të Victor duke e goditur atë.

Victor kishte përfunduar mbi kofanon e makinës dhe ishte rrotulluar disa herë në ajër para se të binte në trotuar, ku u shpall i vdekur.

Prokurorja Kimberly Edds tha se Esser mund të ketë interpretuar gabimisht episodin por rrjedhimisht ajo kishte regjistruar gjithçka në celularin e saj që ishin dhe provat e akuzës.

Incidenti është ende në hetim për nëse shpallet fajtore vajza përballet me 25 vjet burg.