“Darka e pajtimit”, Efi dhe Olta bisedojnë për më shumë se 2 orë e gjysmë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Përveç të gjitha hatërmbetjeve dhe debateve për çështje të ndryshme, një pikë tjetër që Olta dhe Efi kanë debatuar ka qenë Luizi. Efi i tha Oltës se afrimi i saj me Luizin, ka ndodhur pas debatit të tij me Kejvinën.

Ajo edhe një herë theksoi faktin se, qëndrimi i saj me Luizin ka ndodhur vetëm për shkak të Kiarës dhe se nuk ka asnjë pikë tjetër, që i lidh ata të dy. Efi shtoi se ajo nuk ecën me shumicën dhe se nuk bën strategji në shtëpi. E vetmja gjë që ajo po përpiqet të tregojë brenda në shtëpi, janë vlerat e saj.

Sqarimi mes Oltës dhe Efit zgjati rreth dy orë e gjysmë. Efi i tha Oltës se në çdo problem apo sjellje të keqe që ajo ka patur në shtëpi, asnjëherë nuk është përballur me to, por kanë ndërhyrë të tjerët.

Sipas Efit, kjo është arsyeja pse ajo e ka cilësuar gjithmonë si ‘personazhi’ i keq i filmit. Ajo shtoi se në disa raste debati, Olta i është drejtuar asaj, si të kishte diçka personale me të.

Por, Olta e kundërshtoi këtë mendim dhe tha se të gjithë situatën e ka keqkuptuar. Efi i kërkoi Oltës që t’i sqarojë asaj komentin për të cilën i tha se ajo e dinë mirë se kush është. Por Olta, tha se nuk e ka thënë kurrë një gjë të tillë.

 

You may also like