“Dardanus”, Grubi: Derisa nuk mbaron punë Qendra për Konservim, nuk do të ndërtohet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi siguron se deri sa nuk nxirren të gjitha artefaktet, në zonën arkeologjike ku u gjet pllaka “Dardanus” në Karposh të Shkupit nuk do të lejohet ndërtimi, përcjell TV21. Grupi tha se janë respektuar procedurat ligjore nga investitori dhe nuk bëhet fjalë për përvetësim të artefakteve.

“Të gjitha artefaktet që gjenden këtu, do të dërgohen në Muzeun e Shkupit nga Qendra Konservatore e cila po bën në fakt punimet këtu, e jo investitori. Derisa nuk kryejnë punë nga Qendra Konservatore e qytetit të Shkupit, nuk fillon ndërtimi i çfarëdo qoftë objekti në këtë vendbanim”, tha Grubi.

You may also like