“Dardanus” Është djali i tretë i të ndjerit Epikrat, shkruan në pllakën e gjetur në Shkup – Shqip

by admin
Spread the love

GRUBI: DERI SA NUK NXIRREN TË GJITHA ARTEFAKTET, NUK DO TË LEJOHET NDËRTIMI

Epitafi me mbishkrimin “Dardanus” e cila beri buje neper rrjetet sociale shkruan se  ”I ndjeri Epikrati ka shënuar emrat e familjareve të tij ndërsa “Dardanus” është djali i tretë i tij. Tha drejtori për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Asllanaj.

“ Unë e kuptoj sensibilizimin e popullatës, pra të kenë durim derisa të kryhen të gjitha punimet dhe hulumtimet shkencore, të gjitha artefaktet ruhen qofshin ato të vogla ose pllaka e cila veç me u dërgua në lokalitetin e Shkupit dhe atje mund të merren informata nga ciceronët” – Arian Asllanaj – Drejtor për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Këtë lokalitet e vizitoi sot edhe kryeministri i pare Artan Grubi I cili siguroi se deri sa nuk nxirren të gjitha artefaktet, nuk do të lejohet ndërtimi në këtë vend.

“Pas shqyrtimit të dokumentacionit vlerësohet se investitori i ka kryer të gjitha procedurat dhe ka marr leje nga qendra për konservim dhe të gjitha artefaktet që gjenden këtu do të dërgohen në muzeun e Shkupit nga qendra konservatorë e cila po bën punimet këtu e jo investitori. Derisa nuk kryejnë punë qendra konservatorë e qytetit të Shkupit nuk do të filloje ndërtimi në këtë vendbanim. Të gjitha procedurat janë mbushur dhe nuk bëhet fjalë për asnjë tjetërsim të çfarëdo qoftë artefakti të trashëgimisë kulturore të cilit do qoftë komunitet në vend” – tha Artan Grubi, zv/kryeministër.

Edhe pse nuk u lejuan kamerat brenda lokalitetit, qartë mund te shihej për neglizhencën gjatë gërmimeve.

“Nga sot ne sigurojmë opinionin se të gjitha duart e pushtetit është mbi këtë pjesë të punëve dhe nga sot punët do të rrjedhin edhe më ndryshe dhe të gjitha vërejtjet që i kemi si institucione do të tentojmë t’i eliminojmë për një kohë sa më të shkurtë dhe të garantojmë punë të rehatshme edhe te arkeologëve, janë kyçë të gjitha institucionet” – deklaroi Valmir Aziri, sekretar shtetëror në ministrinë e Kulturës.

Të gjitha artefaktet e gjetura në këtë lokalitet do të ekspozohen në muzeun e Shkupit. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

You may also like