“Dardanët” me mesazh për futbollistët e Kosovës: Uleni kokën dhe bëni çmos ndaj Greqisë, një rrëshqitje e radhës nuk arsyetohet

by admin
Spread the love

Përfaqësuesja e Kosovës nesër (e diel) do të zhvillojë ndeshjen e fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022“.

Kosova nesër do të luajë në udhëtim te Greqia, në ndeshjen e fundit të Grupit B.

Për këtë ndeshje, “Dardanët” kanë kërkuar që futbollistët ta ulin kokën dhe të bëjnë çmos që nesër t’i gëzojnë tifozët.

“Dardanët” gjithashtu kanë theksuar se në këto kualifikime nuk ishte Kosova që donin, teksa shtuan se një “rrëshqitje” edhe ndaj Greqisë nuk do të arsyetohet.

Postimi i plotë nga “Dardanët” (pa ndërhyrje):

“Kombëtarja jonë nesër përfundon kualifikueset për botërorin Katar 2022.

Nuk ishte kjo Kosova që donim. Nuk ishte kjo Kosova që ne kishim pritshmëri ta shohim. Nuk është kjo Kosova qe ne kemi dëshirë ta shohim.

Megjithatë, ndaj Greqisë në Athinë një rrëshqitje e radhës nuk arsyetohet. Djelmoshat ta ulin kokën dhe të bëjnë çmos që tifozëve kosovarë t’ua ofrojnë një buzëqeshje meritore në ndeshjen e fundit të vitit.

Forca Kosova!

Besa, besë!”. /Zeri.info

You may also like