Dardanët me mesazh për Andi Zeqirin: Tregtar, pazargji i natës, tradhtar i Kombëtares

by admin
Spread the love

Tifozët “Dardanët” nisën përkrahjen për futbollsitët e Kosovës me këngë e brohoritje, por fyen rëndë futbollistin me prejardhje nga Kosova, Andi Zeqirin që përfaqëson Zvicrën.

Andi Zeqiri pavarësisht ftesës nga Kosova dhe thirrjes së tifozëve kosovarë, ai në fund i tha “Po” Zvicrës dhe “Dardanët” kanë përgatitur një mesazh për të.

“Andi tregtari, pazargji i natës, mashtrues i kombëtares”, kanë shkruar Dardanët në pankartë e zbuluar në stadium.

Ndryshe, kur u prezantuan Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, ka pasur brohoritje të forta, Ndërkohë kur është prezantuar Andi Zeqiri, ka pasur fishkëllima.

/Insporti.com

You may also like