Dardan Molliqaj apel Qeverisë: Propozim i ZrE duhet të hidhet poshtë, ndryshe ne nuk do të ndalemi

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se Qeveria Kurti i ka bërë favore kompanisë së distribucionit KESCO. Ai tha se për dy muaj kryeministri Albin Kurti i ka dhënë mbi 120 milionë euro kësaj kompanie.

Molliqaj tha se KESCO i ka borxh edhe KEK-ut dhe se kështu po mundohet ta bankrotojë këtë kompani.

“Qytetare tregoni që nuk e shitni lirinë dhe nuk e dorëzoni lirinë. Kryeministri aktual ka dhjetë vjet që ka folur për dëmet e distribucionit, por kërkush ma shumë nuk i ka bërë favor kësaj kompanie. Për dy muaj ka ndarë 120 milion euro. KESKO nuk ngihen kurrë dhe kjo kompani e ka në plan ta bojkotojë Kekun. Qe tre muaj ja ka 50 milion euro borxh. Ujësjellësi Mitrovica i ka lënë banorët e Mitrovicës pa ujë sepse Kesko i ka lënë pa ujë. Kur moment ma të mirë nuk kish pasur për të kthyer distribucionin në shërbim të qytetarëve”, tha Molliqaj, raporton Ekonomia Online.

Tutje, Molliqaj tha se propozim i ZrE duhet të hidhet poshtë, ndryshe ne nuk do të ndalemi

“Për këtë duhet guxim politik sepse brenda kësaj ndërtese është një frikacak, një tutës. Është shumë i rrezikshëm. Ky njeri nuk ka as shok as shoqe por vetëm armiq për ti luftuar. Trimat kanë shok e shoqe tucat kanë masha për ta ruajtur veten. Problem që ky është kryeminstër. Ky tuc nuk po guxon të faturojë energjinë elektrike dhe po e qon drejt dështimin KOST. Ky frikacak i ka marrë paret tona dhe ka planifikuar pagimin për bankat. Ne do të paguajmë rrymën për banka dhe për ata që nuk prodhojnë. Duhet ti hapim veshët e ta dëgjojmë ZRE. Ai propozim i ZRE duhet të hidhet poshtë dhe nuk do të kalojë sa të jemi të gjithë bashkë. Ne nuk ndalemi, ju duhet ta ktheni atë vendim mbrapa. Ne do të jemi çdo ditë më fuqishëm dhe guximshëm. Ftoj aktivistët ti vendosim kësaj qeverie poca dhe qirinj”.

You may also like