DANIMARKË – Poulsen: Moska mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda disa viteve

by admin
Spread the love



KOPENHAGË, 9 shkurt /ATSH-ANSA/ – Danimarka duhet të përshpejtojë investimet në mbrojtje pasi Rusia po riarmatoset më shpejt se sa pritej dhe mund të sulmojë një nga vendet e NATO-s brenda tre deri në pesë vjetësh, tha ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen në një intervistë për gazetën “Jyllands-Posten”.

“Nuk mund të përjashtohet që brenda tre apo pesë viteve Rusia të testojë forcën e nenit 5 dhe solidaritetin e NATO-s”, tha ministri.

“Ky nuk ishte vlerësimi i NATO-s në vitin 2023. Kjo është nje njohuri e re që po shfaqet tani”, theksoi Poulsen.

Poulsen vuri në dukje se nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Danimarkën, ndërsa shtoi se Aleanca mund të përballet me sulme hibride që synojnë destabilizimin e situatës në një nga vendet anëtare të NATO-s.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakSTUDIM – Ujqërit mutantë të Çernobilit rezistentë ndaj kancerit


You may also like