Danimarka dhe Tunizia ndalen në barazim, polemika deri në fundin e takimit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Përfundon sfida e dytë e ditës së sotme e Grupit D mes Danimarkës dhe Tunizisë. Skuadrat nuk arritën të marrin më shumë se një barazim pa gola pavarësisht se gjyqtari anuloi dy gola.

Sinjali i parë i këtij takimi vjen nga mesfushori tunizian Drager, i cili godet nga jashtë zone, por Christensen devijoi në këndore. Ishte sërish Tunizia, me Jebali i cili dërgon topin në rrjetë por gjyqtari sinjalizoi pozicion jashtë loje. Në fundin e pjesës së parë, portieri i Danimarkës Schmeichel bëhet protagonist i cili i mohon golin Jebalit, që ndodhej pesë metra larg portës. Pjesa e parë përfundoi barazim me rrjeta të paprekura, me një Tunizi që e flirtoi me golin më shumë.

E dyta nis me Danimarkën që gjen fundin e rrjetës me Skov Olsen, por gjyqtari e anuloi sërish dhe kësaj radhe për Danimarkën. Në fundin e përballjes, Danimarka pretendon për një prekje të topit me dorë nga lojtari kundërshtar, por një e tillë nuk u akordua nga arbitri pas kontrollit në VAR. Po kaq përfundoi dhe ky takim i luftuar shumë nga të dyja ekipet por që arritën të marrin vetëm nga një pikë. /oversport.tv

Foto: FIFA World Cup, Twitter

You may also like