Dani Alves tregon diferencat e yjeve: Messi i fiksuar me golin, Neymar i pëlqen të “lodrojë”!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Messi e Neymar në këndvështrimin e dikujt që i njeh mirë. Dani Alvesh një ndër lojtarët me më shumë trofe në historinë e këtij sporti, ka pasur shansin që të luajë përkrah të dy yjeve për shumë kohë. Me argjentinasin periudha te Barcelona ishte fituese dhe plot kënaqësi, me Neymar ka luajtur në kombëtare edhe kur nuk ishin më në të njëjtin klub.

Për këtë arsye, pak mund të flasin për argjentinasin dhe brazilianin me aq kompetencë si Dani Alves që në një intervistë shpjegon se çfarë kanë të përbashkët të dy, cilat janë diferencat. Sipas tij të dy kanë ngjashmëri në thelb, por që shprehet në mënyra të ndryshme në fushë.

“Neymar dhe Messi janë të ngjashëm, janë lojtarë që ja dalin të shohin më shumë se kundërshtarët. Dhe secili prej tyre ka një mënyrë unike. Messi është i fiksuar me golin, mendon vetëm për të, Neymarit i pëlqen më shumë të lodrojë, si të ishte në një cirk”.

Gjithsesi Dani Alves paralajmëron, Neymar nuk është nga ata lojtarë që mund të intimidohet me ndonjë shkelm, pasi shprehet.

“Neymar ka një “bishë” brenda vetes, dhe kur njerëzit e prekin apo përpiqen ta lëndojnë, ajo “bishë” del jashtë dhe atëherë je i vdekur, nuk ka asnjë mënyrë për ta ndalur. Është instikti i tij i vetëmbrojtjes”.


Top Channel

You may also like