Dani Alves shtyn Dybalën drejt Barcelonës, tifozët fillojnë të ëndërrojnë

by admin
Spread the love

Paulo Dybala drejt Barcelonës? Nuk është thjesht një hipotezë. Gjithçka mund të ndodhë dhe shtysa më e madhe mund të vijë nga Dani Alves. Ish-shoku i ekipit të “La Joya” në sezonin 2016-2017 ka publikuar një foto në Instagram ku ka bërë shumë tifozë të Barcelonës të ëndërrojnë për një transferim të mundshëm.

Në postimin e mbrojtësit brazilian shihej Dybala dhe Dani Alves që ndërronin bashkë fanellat e Barcelonës dhe të Juventusit, ndërsa fotografia u shoqërua edhe me shkrimin “gjithmonë bashkë vëllai im”. Një sinjal ky që mund të tregojë shumë për të ardhmen e Dybalës, pasi Barcelona është një nga ekipet e shumta të interesuar për shërbimet e argjentinasit.

Megjithatë, katalanasit duhet të mposhtin fillimisht konkurrencën e rivalëve të tjerë. Interi qëndron në “pole position” për shërbimet e Dybala, ndërsa sipas asaj që ka raportuar “La Gazzetta dello Sport”, Beppe Marotta ka pasur edhe një takim me përfaqësuesit e lojtarit ku i kanë ofruar një kontratë me rreth 6 milionë euro në muaj.

Të interesuar përveç zikaltërve mbeten gjithashtu edhe tre ekipe të tjera “big”. Më konkretisht, Tottenham i Antonio Contes që kërkon të përforcojë më shumë sulmin sezonin e ardhshëm. Gjithashtu PSG shihet si një kandidat serioz, pa lënë pas edhe Atletico Madridin.

Kontrata e Paulo Dybalës skadon në fundin e këtij sezoni dhe të dyja palët do të ndahen në verë. /oversport.tv

You may also like