Dani Alves, ish-mbrojtësi i Barcelonës arrestohet për sulm seksual!

by admin
Spread the love

Mbrojtësi brazilian Dani Alves është arrestuar nga policia në Barcelonë nën dyshimin për sulm seksual.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, 39 vjeç, dyshohet se ka sulmuar një grua duke e prekur në mënyrë të papërshtatshme në një klub nate në Barcelonë në dhjetor.

Alves ka luajtur 408 herë për Barcelonën në dy periudha dhe ishte gjithashtu pjesë e skuadrës së Brazilit për Kupën e Botës 2022.

Mbrojtësi aktualisht luan për Pumas UNAM në Meksikë.

Policia lokale Mossos d’Esquadra konfirmoi detajet për agjencitë e lajmeve Reuters dhe AFP.


Top Channel

You may also like