Dani Alves: E mora fanellën me numrin 6 për Xavin, tani marr numrin 8 për Iniestan dhe Stoichkov

by admin
Spread the love

Pavarësisht se është 38 vjeç, Xavi dhe Barcelona morën vendimin për ta rikthyer mbrojtësin e krahut, Dani Alvesin në klub, shkruan Insporti.

Dani Alves po prezantohet në “Camp Nou” para shikuesëve, ku edhe e nënshkroi kontratën.

Alaves gjatë prezantimit të tij tregoi arsyen pse e mori numrin tetë në fanellën.

“Veshja 6-shin për Xavi. Dhe 8-shin tani për Iniestën dhe Stoiçkovin. Sepse homazhet duhet të bëhen në jetë” – tha Alves, transmeton Insporti.

Ndryshe, Alves është lojtari më i dekoruar në historinë e futbollit, kur mbledh gjithçka që ai ka fituar si në nivel klubesh ashtu edhe me kombëtaren braziliane.

Gjatë gjithë karrierës së tij ai ka fituar 42 trofe, që është më shumë se ish-shoku i skuadrës Lionel Messi.

/Insporti.com

You may also like