Dani Alves arrestohet për sulm seksual – Shqip

by admin
Spread the love

Dani Alves është arrestuar nga policia pas akuzave për sulm seksual. Ish-futbollisti i Barcelonës dhe veterani i kombëtares së Brazilit është vendosur në pranga pas një dëshmie kundër tij të bërë më 30 Dhjetor 2022.

39-vjeçari u gjend të premten në një komisariat të Barcelonës për të dhënë dëshminë e tij kundër akuzave.

Ai do të dërgohet në Ciudad de la Justicia në Barcelonë për të marrë pjesë në një seancë dëgjimore dhe një gjykatës do të marrë vendimin lidhur me situatën e tij provizore teksa çështja është ende nën hetim.

Alves i ka mohuar akuzat kundër tij që erdhën pas një daljeje të tij në një klub nate në Barcelonë. “Po, isha në atë vend, me shumë njerëz, duke e shijuar. Njerëzit që më njohin e dinë që më pëlqen të kërcej. Po kërceja dhe kënaqesha pa cenuar hapësirën e të tjerëve.

“Nuk e di kush është ajo zonjë. Ti shkon në tualet dhe nuk ke pse t ë pyesësh kush është aty. Nuk kam ndërhyrë kurrë në hapësirën e ndokujt. Si mund ta bëj me një grua ose vajzë? Për hir të Zotit!”, është shprehur Alves./tvklan.al

You may also like