Dancing With The Stars, këto janë zyrtarisht katër çiftet finaliste

by admin
Spread the love

Spektakli i kërcimit të njohur, ‘Dancing With The Stars’ po afrohet drejt fundit teksa puntata e së shyqyr ka shënuar gjysmëfinalen e këtij edicioni të mbushur me shumë surpriza e emocione. Nga gjashtë çifte të mbetura në garë, vetëm 4 ia dolën të kalonin në finalen e madhe, aty ku do të garojnë edhe për çmimin e madh.

Megi & Jurgen, Ardit & Jora, Sara & Luixhino dhe Elhaida & Ledian janë zyrtarisht katër çiftet finalistë të këtij programi kërcimi, që pritet të dhurojnë shumë spektakël e garë të fortë me 1 janar. Ndërsa ëndrra për të qenë në finale u pre në mes për dy çiftet e tjera, Salsano & Lori dhe Isli & Ledia.

Pas verdiktit të publikut, aktori i njohur Salsano Rrapo u shpreh se ky ishte një vit i bukur artistik për të dhe u mbyll shumë bukur. Ai bëri edhe disa falenderime në mbyllje të këtij rrugëtimi kaq të bukur për të. “Normalisht që nuk kishte si të mos mbyllej më bukur ky vit artistik për mua.

Top Channel është gjithmonë i parë në televizionet shqiptare por ne patëm një sezon të suksesshëm me “Portokalli” por sigurisht unë jam shumë krenar që u bëra pjesë e “Dancing With The Stars”  dhe kam përshtypjen që do të mbahemi mend gjatë edhe tek “DWTS 2”.

Falenderimi i parë i shkon Lori Balës, për të gjithë përkushtimin dhe profesionalizmin që më ke dhënë gjatë gjithë kësaj kohe. Falenderimi i dytë shkon për familjen time që gjithmonë më inkurajoi megjithëse unë mungova gjatë këto tre muaj në shtëpi. Falenderimi i tretë shkon për Olën dhe Esdalinin. Sigurisht edhe Top Channel, Ledion Liço, Sara Hoxha që më bëtë pjesë. Sigurisht falenderoj shumë edhe jurinë”- tha ndër të tjera Salsano në skenën e ‘DWTS’ në Top Channel.

You may also like