Damian Gjiknurit i besohet një tjetër detyrë e rëndësishme, zbardhet çfarë u vendos sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së

by admin
Spread the love

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë një prononcimi për mediat zbuloi se Damian Gjiknuri është propozuar sot nga maxhoranca si bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Pas mbledhje me deputetët e PS-së, në mungesë të kryeministrit Edi Rama, Balla zbardhi detajet.

Deklarata e Ballës:

“Në mbledhje u diskutua për buxhetin e vitit të ardhshëm, dhe për propozimin për ngritjen e një grupi të posaçëm për Reformën Zgjedhore. Ne do të propozojmë si bashkëkryetar zotin Gjiknuri. Edhe nga LSI është shprehur dëshira për të qenë pjesë e këtij komisioni, të kalojmë sa më parë këtë komision në Kuvend”, u shpreh Balla.

You may also like