Damian Gjiknuri e thotë hapur: Përçarja e PD krijon avantazhe elektorale për PS

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit vendosin përballë maxhorancës, një opozitë të ndarë. Në njërin kah është kryedemokrati Lulzim Basha me PD-në, dhe nga ana tjetër Sali Berisha me Komisionin e Rithemelimit.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri në një intervistë për Klan Neës, e quan avantazh elektoral ‘përçarjen’ e kampit opozitar.

“Garimi me kandidatët e tyre do të sjellë çarje vote dhe natyrshëm kjo krijon avantazhe elektorale për PS, s’mund ta mohoj këtë. Por gjithsesi Shkodra është nga garat më të vështira, është një garë që ia vlen të fitohet se ka shumë vite që fitohet vetëm nga demokratët”, shprehet Gjinkuri.

Partia Socialiste i zyrtarizoi emrat e 5 bashkive të Durrësit, Shkodrës, Vorës, Rrogozhinës dhe Dibrës. E vetmja bashkia që ende nuk ka një kandidat është ajo e Lushnjes. Gjiknuri shprehet se duhet konsultim më i gjerë për një kandidaturë më të mir.

“Natyrshëm situata aty mbase s’ka qenë dhe aq e favorshme për shkak të edhe situatave penale që janë krijuar, megjithatë duhet parë dhe ana tjetër e medaljes që është konsultimi më i gjerë për të dalë me një kandidaturë më të mirë”, tha Gjinkuri.

You may also like