Dalja e Valbona Memës, banorët debatojnë për ndarjen e punëve

by admin
Spread the love

Pas daljes së Valbona Memës nga shtëpia, banorët ndanë punët e shtëpisë, në mënyrë që të ketë sa më shumë rregull dhe të mos krijohet rrëmujë.

Gjatë bisedës për të ndarë punët, banorët luajtën edhe Vigani-Shkurtabiqi.

Teksa ishin ulur në oborr për të pirë kafe, “Vëllai i Madh” u kërkoi dy grupeve të ngriheshin në këmbë.

Pasi ata u ngritën, në sfond u dëgjua “Ngriva” dhe banorët nuk lëviznin fare. Me batuta të shumta u shoqërua loja “Ngriva-Shkriva”.

Në një moment, Beati mori Dean në krahë për ta dërguar atë në banjo, por papritur u dëgjua fjala “Ngriva” dhe ata të dy qëndruan në mesin e dhomës së ndenjes të ngrirë…

You may also like