Dalin pamjet! Kryeministri Rama mbërrin në Beograd, pritet nga Ministri i Jashtëm serb! Ja kush e shoqëron kreun e qeverisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Beograd me një aeroplan të “Air Albania”. Rama ka mbërritur në Beograd pasditen e sotme ku do të zhvillohet dhe samiti në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Delegacioni shqiptarështë pritur me një ceremoni zyrtare në aeroportin e Beogradit. Mediat serbe kanë publikuar foto të kryeministrit Rama i cili takohet me Ministrin e Jashtëm të Serbisë, Nikola Selakoviç.

Kreu i qeverisë shoqërohet nga Ardian Çela, Odeta Barbullushi dhe minister Edona Bilali dhe Bora Muzhaqi.

Kryeministri Rama nesër pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov.

Takimit të tre liderëve në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur” do t’i paraprijë një takim me përfaqësues të kompanive nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, si dhe me përfaqësues të Këshillit Atlantik.

FOTO:

You may also like