Dalin në shitje biletat e Kupës së Botës, këto janë çmimet

by admin
Spread the love

Pas 10 muajsh, futbollistët më të mirë të botës do të zbresin në Katar për Kupën e Botës dhe biletat tashmë janë vënë në dispozicion të publikut të gjerë.

Çmimet ndryshojnë në varësi të lojës dhe kategorisë së ulëseve që zgjidhni, me biletat për ndeshjen finale që variojnë nga 510 euro deri në 1410 euro.

“Kjo është një Kupë Botërore e FIFA-s për Katarin, rajonin dhe botën, dhe produktet e lançuara sot pasqyrojnë qëllimin e FIFA-s për të sjellë lojën e bukur për sa më shumë fansa në mbarë botën”, tha Sekretarja e Përgjithshme e FIFA-s, Fatma Samoura.

Banorët e Katarit do të përfitojnë nga biletat e subvencionuara, me çmime që fillojnë nga më pak se 11 dollarë për vendet ekskluzive të Kategorisë 4, në një përpjekje për të mbushur stadiumet për turneun, shkruan CNN.

Do të ketë gjithashtu bileta aksesueshmërie më të lira për ata me aftësi të kufizuara.

You may also like