Dalin fotot, ish-kryeministri Fatos Nano, shfaqet duke blerë libra të përdorur

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Fatos Nano, është ndër politikanët më të lakuar në mediat tona, ndonëse prej shumë vitesh nuk është pjesë aktive e politikës, emri i tij rikthehet herë pas herë në fokus të publikut.

Ashtu ka ndodhur edhe muajt e fundit, teksa në vend diskutohej për emrin e Presidentit.

Prej shumë vitesh, emri i Nanos është lakuar si një kandidat potencial.

Edhe në zgjedhjen e fundit të Presidentit, emri i tij u lakua sërish si një ndër kandidatët e mundshëm për këtë post.

Por as këtë herë emri i tij nuk u propozua nga Partia që drejtoi për shumë vite.

Që pas largimit të tij nga politika aktive, daljet kanë qenë të pakta, duke zgjedhur të jetojë jetën i qetë larg fokusit mediatik.

Ndaj fotot e shkrepura nga “Panorama Plus”, janë ndër të rrallat që vijnë nga Nano në vitet e fundit.

Ish-Kryeministri i Shqipërisë, është fotografuar këto ditë, te “Shallvaret”, ku është shfaqur i veshur thjesht.

Nano jetonte në kohën që ishte Kryeministër.

Pas tërheqjes nga jeta politike, familja Nano u zhvendos në periferi të Tiranës.

Por, duket se kjo lagje mban ende Nanon, si një nga banorët më të spikatur.

Ai është fotografuar në orët e paradites, ku së bashku me një tjetër person që e shoqëronte ka ndaluar te një shitës libra të përdorur në rrugë.

Ashtu si shihet edhe nga shkrepjet, ai ka qëndruar disa momente duke parë titujt, i vëmendshëm në kërkimin e tij.

You may also like