Dalin analizat e Luizit, ja çfarë deklarojnë mjekët për gjendjen shëndetësore të këngëtarit (FOTO)

by admin
Spread the love

Konkurrenti i ‘Big Brother VIP 2’, Luiz Ejlli është vendosur në qendër të lajmeve rozë që prej ditës së hënë. Në një deklaratë të bërë pak ditë më parë, ai ka rrëfyer se vuan nga një sëmundje e rrallë, por ditën e martë, gjatë prime-t të spektaklit, këngëtari ka treguar se ai nuk është i sëmurë vërtetë, por kjo ishte historia e një shoku të cilën ia ka treguar veç Kiarës.

Gjatë mbrëmjes së të martës, ai doli nga shtëpia dhe iu drejtua spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, ku ai bëri disa ekzaminime më të hollësishme për shëndetin e tij. Po të martën në mbrëmje, doktoresha që vizitoi Luizin tregoi se ai gëzon shëndet të plotë dhe nuk vuan nga një sëmundje e rrallë, siç edhe ai pretendon.

Megjithatë, kjo situatë i ka ndarë jo veç banorët brenda shtëpisë, por edhe ndjekësit e programit dhe VIP-at në dy kampe, në ata që besojnë se Luizi është vërtetë i sëmurë dhe në ata që mendojnë se këngëtari ka mashtruar dhe është shëndoshë e mirë. Mirëpo së fundmi janë publikuar edhe rezultatet e analizave të Luizit të siguruara nga media online kryefjala.com.

Disa mjekë të specializuar që i kanë parë analizat e konkurrentit të Big Brother shprehen se përgjigjet nuk janë dhe aq normale, teksa këngëtari mund të vuajë nga një sëmundje që quhet bronkiektazi dhe që prek muret e bronkeve, trash venat dhe mushkëria është më e predispozuar për të marrë infeksion.

You may also like