Daja paralajmëron prurje dhe largime në afatin kalimtar të janarit

by admin
Spread the love

Ballkani ka vazhduar me formën e dobët dhe është ndalur në një brazimë pa gola kundër Gjilanit.

Ndeshja ishte mjaft e barabartë edhe asnjëra skuadër nuk pati shumë raste shënimi, shkruan lajmi.net.

Trajneri, Ilir Daja ka folur pas ndeshjes dhe e ka quajtur barazimin si një rezultat të drejt.

“Besoj që rezultati më i drejtë ishte barazimi. Është java e 33-t që mbaron që nga java e korrikut. Kemi të njëjtën paraqitje historike në Evropë. Kemi vetëm dy humbje, katër barazime e 12 fitore në këtë gjysmëstinor të kampionatit të Kosovës. Me gjithë ngarkesën që kemi pasur, me gjithë dëmtimet në këto 33 javë, kemi mbyllur një kampionat më mirë se ai i vjetshmi. Vjet në mos gaboj ishim me pikë të barabarta me pikë me Dritën. Sivjet jemi gjashtë pikë para. Sot na mungonte thuajse një formacion i tërë. E them i tërë sepse edhe largimi i Rrahmanit, Korenicës dhe lëndimi i Emërllahut, kanë ardhur në kohën kur ne nuk mund të bënim merkato. Janë shumë lojtarë. Edhe pjesa tjetër e stolit ka punuar më mirë se vitin e kaluar. Kemi pasur djem relativisht të rinj në bankinë”, ka thënë fillimisht trajneri Daja.

Ai ka shtuar se në afatin kalimtar të janarit, skuadra e Ballkanit mund të reagojë me afrime apo largime.

“Si në çdo ekip, dinamika e merkatos i afron hyrjet dhe daljet. Do të jemi të kujdesshëm sepse kemi cilësi dhe sigurisht kemi kërkesa. Do të ulemi me presidentin dhe drejtuesit e klubit dhe do të vendosim bashkë me politikat e klubit. Mund ta pasurojmë organikën por mund të kemi edhe dalje të 2-3 individëve që ndoshta nuk kanë gjetur hapësirat e duhura. Sidoqoftë, është fundviti dhe i uroj gjithë shqiptarët në të gjitha shtetet, një vit sa më i mbarë për vitin 2024. Vetëm shëndet dhe gjitha të mirat në familjet e tyre”, deklaroi Daja.

Ballkani tashmë ka katër ndeshje pa fitore në elitë dhe vazhdon si lider me 40 pikë të grumbulluara, por që tani distanca me Dritën është shkrirë në vetëm gjashtë pikë.

Gjilani në anën tjetër mori një pikë të vlefshme, në garën për të siguruar mbijetesën. /Lajmi.net/

You may also like