Daja nis punën te Dinamo, debutimi në derbi ndaj Partizanit

by admin
Spread the love

Ilir Daja ka nisur ditën e djeshme aventurën e tij te Dinamo.

Ndonëse mungon ende zyrtarizimi nga ana e klubit, Daja është prezantuar me ekipin dhe ka zhvilluar edhe stërvitjen e parë.

Timonieri kryeqytetas mësohet se ka mbajtur një fjalim prej 10 minutash para ekipin, ndëesa u ka bërë të qartë edhe filozofinë e tij të lojës. Në këtë mënyrë 57-vjeçcari “ndez motorët” dhe kërkon të arrijë rezultate pozitive në krye të dinamovitëve.

Pauza e Superiores për shkak të ndeshjeve të Kombëtares është në favorin e Dajës, i cili do të ketë më shumë kohë të përgatisë skuadrën për duelin e radhës.

Interesant është fakti që debutimin në stolin e Dinamos do ta bëjë në derbi ndaj ish-skuadrës së tij, Partizani, ku timonieri i “Bluve” padiksutim do të synojë fitoren për ta nisur me këmbën e mbarë këtë aventurë.

Sfidë që do të luhet në “Arenën e Demave” më 12 shtator në orën 19:00.

You may also like