Dagz imitioi Ilirin në darkën me Einxhel, bashkëshortja e balerinit reagon ndaj Dj kosovar

by admin
Spread the love

Einxhel dhe Dagz mbrëmë kanë kaluar një natë romantike bashkë në suitën e përgaditur nga ‘Vëllai i Madh’.

Por gjatë darkës ata edhe kanë diskutuar gjëra të ndryshme.

Madje ata kanë diskutuar edhe për të tjerët.

Arbri në një moment ka vendosur që të imitojë Ilirin, pasi asnjëri nga të dy nuk kishte raporte të mira me të.

E pas kësaj si asnjëherë më parë ka reaguar bashkëshortja e Ilirit.

Në videon e publikuar në faqen zyrtare të Big Brother VIP në Instagram ku ai po imitonte Ilirin, Emanuela ka shkruar: Arbri mendon gjithmonë Ilirin? Je në një darkë me një grua… mos mendo për Ilirin.

Komentin e saj e kanë mbështetur qindra fansa që i kanë bërë like komentit.

Iliri konsiderohet njëri nga lojtarët më të fortë të këtij edicioni.


Lexo lajme interesante

You may also like