DAGESTAN -Të paktën 15 policë mbeten viktima të sulmit terrorist kundër një kishe dhe një sinagoge

by admin
Spread the love



DAGESTAN, 24 qershor /ATSH-ANSA/ – Të paktën 15 policë mbetën viktima të sulmit terrorist të djeshëm kundër një kishe ortodokse dhe një sinagoge në Dagestan, ndërsa gjashtë terroristë u eliminuan.

“Më shumë se pesëmbëdhjetë oficerë u bënë viktima duke mbrojtur paqen dhe qetësinë e republikës jugore ruse”, theksoi guvernatori Sergej Melikov.

Autoritetet saktësojnë se në mesin e civilëve të vrarë në sulm ishte edhe “At Nikolaj, i cili shërbeu për më shumë se dyzet vjet” në famullinë e zonës.

“Gjashtë burra të armatosur u vranë; veprimet e mëtejshme operacionale dhe hetimore do të vazhdojnë derisa të zbulohen të gjithë pjesëmarrësit e qelive të fjetur, të cilat sigurisht ishin përgatitur kryesisht nga jashtë”, theksoi Melikov.

”Situata pas sulmeve në Makhachkala dhe Derbent tani është nën kontrollin e autoriteteve dhe agjencive të zbatimit të ligjit”, shtoi ai. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 24/6/2024


You may also like