Dafina Zeqiri tregon dhuartën nga partneri: Ai më do

by admin
Spread the love

Dafina Zeqiri kohët e fundit është shfaqur më e dashuruar se kurrë pranë partnerit të saj DJ GEEK. Ata nuk kanë ngurruar ta shfaqin lidhjen e tyre para publikut të mediave sociale dhe duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Së fundmi këngëtarja e hiteve ka publikuar një Instagram Story ku ka treguar dhuratën nga DJ Geek. Ajo ka shtuar dhe shkrimin: Nuk jam e llastuar, burri im thjesht më do.

Në ditët e fundit DJ Geek lançoi një këngë me titullin “Love of Mine” Dashuria ime kënduar nga Dafina. Duket se ky bashkëpunim erdhi si dedikim për lidhjen e tyre.

Kujtojme se Dafina Zeqiri ka lançuar albumin “Dafinë Moj”, që padyshim ishte një nga albumet më të suksesshëm, ku të gjitha këngët dhe bashkëpunimet e saj u kthyen në hite të dëgjuara kudo në Shqipëri.

Ashtu siç na kishte njoftuar edhe më herët, Dafina Zeqiri pati vendosur se të ardhurat e fituara nga albumi, do të shkonin për bamirësi.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj të “Instagram” ajo zbuloi se paratë fituara janë dhuruar për Shoqatën e Autizmit.

“Sot vizituam shoqatën e autizmit, ku përveç se kaluam çaste të bukura duke këndu dhe vallëzu me fëmijët e shoqatës, ashtu siç kemi premtu, dorëzuam mjetet nga shitja e albumit “Dafinë Moj”.,- shkroi artistja.


You may also like