Dafina Zeqiri mbështetëse e madhe e Luizit në Big Brother VIP Albania, del hapur kundër Oltës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Big Brother VIP Albania” nuk ka përfshirë vetëm njerëzit e thjeshtë, por edhe personazhet publike. Figura të ndryshme kanë folur rreth dinamikave dhe banorëve, përfshirë edhe ish-kryeministrin Berisha i cili foli me superlativa për Luizin. 

Mes tyre, ka qenë edhe Dafina Zeqiri ajo e cila ka zbuluar dy të preferuarit e saj nga ky reality-show pak javë më parë. Artistja nuk përfshihet shumë në tema të tilla dhe madje është tërhequr edhe nga intervistat e shpeshta.

Por ajo ka treguar se mbështeste Luizin dhe Efin. Teksa Efi ka dalë artistja vijon mbështet Luizin. Pak ditë më parë ajo ka ndarë një foto të tijën në Instagram duke shkruar: “Nëse do të jesh fitues, atëherë ji i patrembur si një luan”.

Suportin për Luizin ajo e tregon shpesh, edhe duke komentuar në fotot e postuar në Instagramin e tij.

‘Më i miri. Pikë’- shkruan ajo poshtë fotos së fundit të Luizit. E sigurisht, replikat nuk kanë munguar. “Ke vënë pikçuditëse’- ishte një koment ndaj Dafinës e kjo e fundit nuk ia përtoi. Duke i bërë ‘tag’ këtij personi, Dafina i kthen me ironi: “Ok ‘Olta’”.

You may also like