Çrregullimet e të ushqyerit: Personazhet e famshëm që janë përballur me këtë problem dhe si ja kanë dal mbanë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Bulimia, anoreksia dhe shumë sëmundje të tjera që lidhjen drejtpërdrejtë me të ushqyerin mund të themi se janë disa nga sëmundjet më të përhapura. Më së shumti këto çrregullime prekin gjininë femërore, por edhe rastet e meshkujve nuk janë të pakta. Disa personazhe të famshëm kanë preferuar të flasin hapur për sëmundjet e tyre e madje të japin këshilla edhe për personat e tjerë që vuajnë nga e njëjta gjë.

Nicole Scherzinger

Këngëtarja e njohur për tetë vite me radhë ka luftuar me buliminë. Ajo ka treguar se e dinte se ishte diçka jo e shëndetshme dhe jashtë normales, megjithatë Nicole mundohej që ta fshihte gjithmonë prej të tjerëve. Ndërsa sot ajo mundohet që të veprojë ndryshe dhe nuk do të lërë asnjëherë veten t’i ndodh përsëri e njëjta gjë.

Hilary Duff

Edhe aktorja Hilary Duff ka treguar se gjatë adoleshencës së saj ka qenë shumë e dobët. “Ndihesha gjithmonë e trishtuar. Duart më dhembnin gjithë kohës, sepse nuk merrja të gjithë vlerat ushqyese”, – ka thënë ajo.

Kesha

Rezultate imazhesh për kesha

Këngëtarja e njohur ka realizuar një program terapeutik në vitin 2014-të për çrregullimet me të ushqyerin. “Kishte shumë gjëra që unë nuk i konsumoja. Aq shumë më merrte uria saqë kur më binte të fikët më dukej diçka normale. Me veten time vuaja shumë, nuk isha e lumtur, ndërsa njerëzit e tjerë më thonin ‘Uau dukesh për mrekulli’”, – ka thënë Kesha.

Demi Lovato

Rezultate imazhesh për demi lovato

Kur ka qenë vetëm 18 vjeçe, Demi Lovato, i ka hyrë një trajtimi mjekësor për buliminë dhe anoreksinë. “Kishte ditë që unë doja të qëndroja vetëm shtrirë në shtrat, sepse më vinte turp nga trupi im. Megjithatë unë jam rritur në një familje me çrregullime të të ushqyerit, sepse gjyshja dhe nëna ime kanë vuajtur nga bulimia dhe kjo ishte diçka ndoshta e trashëguar tek unë”, – ka thënë këngëtarja.

Zayn Malik

Rezultate imazhesh për zayn malik

Gjatë kohës kur Zayn ishte pjesë e grupit ‘One Direction’, punonte me orare shumë të zgjatura dhe në shumë raste vaktet më të rëndësishme gjatë ditës i shmangte. “Ka pasur raste kur për dy ose tre ditë rresht nuk konsumoja asgjë”, – ka treguar këngëtari.

Elton John

Për vite me radhë këngëtari shumë i njohur ka pasur probleme shumë të mëdha me alkoolin, drogën dhe buliminë. Ai ka treguar se kur kuptoi se gjendja ishte vërtetë kritike kërkoi menjëherë ndihmë, por u qetësua disi kur zbuloi se dhe mikja e tij më e mirë, Princeshë Diana, vuante nga bulimia. Megjithatë ky problem ka kaluar tashmë për të dhe gjithë vëmendjen ja kushton familjes dhe punës humanitare. /revistawho.com

You may also like