Cristiano Ronaldo blen pikturën e artistit shqiptar – Shqip

by admin
Spread the love

23:48 | 12 Shkurt 2022

Screenshot_16

Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo ka blerë pikturën e Agron Hotit, artisti shqiptar, i cili prej 20-vjetësh ushtron profesionin në Verona të Italisë.

Hoti u largua nga Shqipëria në vitet ‘90, kohë e vështirë e sidomos për artistët.

“Si gjithë shqiptarët në kërkim të një jete më të mirë, të një jete me kuptim sepse atje kuptohet kishte humbur sensi në gjithçka sidomos për artistët ishte ndoshta pak më e ndjeshme ajo hapësira. Kështu që u nisëm u nisëm për të kërkuar fatin. Dikush e gjeti më mirë dikush e gjeti pak jo më mirë. Por unë kam pasur fatin që jam në vendin e artit pikërisht në Verona që është ndër qytete më të bukura në botë, jo vetëm në Itali. Duke filluar duke ëndërruar, duke punuar jashtë mase kam arritur në këtë pikë tani që ndjehem i lumtur”

Dy vite më parë, kur Ronaldo kishte shkuar në Verona me ekipin e Juventusit për një ndeshje të Seria A kishte blerë dhe pikturën që Hoti kishte bërë për të.

Artisti tregoi për Euronews Albania se nuk kishte mundur ta takonte Ronaldon për shkak të pandemisë. Çmimin e pikturës nuk e zbuloi.

Tema e pikturës është përmbledhje e 5 kampionateve që ka fituar Cristiano Ronaldo.

“Po Ronaldo. Tani në pritje të tablosë është edhe Ibrahimovic që po e pret me padurim. Piktura e Ronaldos është një përmbledhje e 5 Champions League që ka fituar ai. I kam përmbledhur të gjitha në një tablo, janë të 5 kupat aty po të shohësh me afërsi. Ishte emocionues momenti i dorëzimit të tablosë. Unë nuk kam një foto me të pasi isha përballë dhe për shkak të masave ndaj covid ishte e pamundur ti afroheshe më shumë se tre metra”.

Në planet e së ardhmes ka ndër mend të realizojë një pikturë 8 mijë metra katror.

You may also like