Cristiano Ronaldo bëhet partner biznesi me kuzhinierin e famshëm

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo vazhdon të investojë në botën jashtë futbollit.

Ylli i Manchester United është bërë partner biznesi me fenomenin e kuzhinës,  Burak Ozdemir, i cili është pronar i rrjetit të restoranteve CZN Burak.

Kuzhinieri i famshëm turk, përmes një postimi ka treguar se futbollisti portugez tash e tutje do të jetë partner i tij dhe se ata së bashku do ta hapin një restorant.

Dyshja po mendon ta hapë restorantin në Londër në muajin nëntor.

Ronaldo dhe Burak janë takuar së fundmi dhe kuzhinieri turk ia ka dhuruar veteranit portugez një bukë ku janë vendosur inicialet e emrit dhe të mbiemrit të tij dhe numri i fanellës, plus dy zemra anash.

“Ne jemi duke e hapur restorantin në muajin e 11-të të këtij viti. Do ta hapim restorantin së bashku me Cristiano Ronaldon në Londër. Nuk do të japim më shumë detaje. Sepse, po duam ta bëjmë një befasi të mirë në hapjen solemne”, u shpreh Burak, restorantet e të cilit operojnë në 11 shtete.

You may also like