Cramon për kishën ortodokse serbe: Qeveria duhet t’i përmbahet aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se kisha ortodokse serbe në Kosovë duhet të mbrohet dhe të gëzojë të drejta të plota.

Von Cramon i bëri thirrje Qeverisë së Kosovë që të zbatoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë.

“Prandaj, i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës që të zbatojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi sundimi i ligjit nënkupton trajtim të barabartë për të gjithë”, ka shkruar Cramon në llogarinë e saj në Twitter, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ajo tha se toleranca dhe respekti i ndërsjellë janë thelbi i shoqërisë multietnike.

You may also like