CR7 shënoi hat-trickun e 60-të në karrierën e tij, ja “rivalët” e tij

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Cristiano Ronaldo shënoi hat-trickun e tij të dytë kundër Norwich që nga kthimi në Manchester United.

Ylli 37-vjeçar i udhëhoqi i vetëm Djajtë e Kuq drejt një fitoreje të rëndësishme 3-2 ndaj Kanarinëve për të mbajtur gjallë shpresat për të përfunduar në top-katërshe.

Ky ishte het-triku i 60-të në karrierën e Ronaldos dhe i treti me fanellën e Manchester United.

Hera e fundit që ai shënoi tre gola në një ndeshje për Djajtë e Kuq ishte më 12 mars 2022, kundër Tottenham Hotspur.

Portugezi ka shënuar 44 hat-trick për Real Madridin, tre për Juventusin dhe 10 herë për Portugalinë.

Golashënuesi më i mirë i het-trikëve të gjitha kohërave ndiqet nga rivali i tij Lionel Messi i cili ka shënuar 54 hat-trick në karrierën e tij deri më tani.

Ronaldo dhe Messi janë lojtarët e vetëm në histori që kanë shënuar më shumë se 50 hat-trick në karrierën e tyre.

Ata ndiqen nga Robert Lewandowski dhe Luis Suarez të cilët kanë respektivisht 29 dhe 21 hat-trick.

You may also like