Ç’po ndodh në PD: Basha mbledh Grupin Parlamentar në një orar të pazakontë

by admin
Spread the love

Në Partinë Demokratike po zhvillohet në këto momente një mbledhje e grupit parlamentar në një orar të pazakontë. Lulzim Basha ka mbledhur deputetët rreth orës 20.00 të mbrëmjes së të mërkurës në selinë blu.

“Në orën 20:00 do të zhvillojmë mbledhje grupi. Deputetet që janë të angazhuar në fushatë, mbledhjen respektive te shtabit mund ta zhvillojnë më herët në mënyrë që të jemi prezentë të gjithë në mbledhjen e grupit. Ju faleminderit” – thuhej në mesazhin për deputetët e PD.

Burime nga selia blu thanë se në fokus janë zhvillimet në seancën e Kuvendit që mblidhet të enjten dhe ku pritet të miratohen anëtarët e 2 komisioneve parlamentare për reformën zgjedhore dhe territoriale.

You may also like