Cozman nisë lidhje të re?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Reperi i njohur shqiptar, Cozman, muaj më parë ishte në lidhje me bukuroshen Fjolla Myftiu.

Çifti u ndanë për shkak të mos-pajtimeve me njëri-tjetrin, teksa kjo e fundit në një intervistë në Top Channel ishte shprehur se marrëdhënia me tyre ishte konsumuar duke kaluar në doza toksike dhe xhelozie.

Ndërkohë, vet reperi nga Prishtina nuk bëri ndonjë reagim lidhur me ngjarjen, duke preferuar të qëndrojë në heshtje.

Mirëpo së fundmi, ai vendosi që t’i ngacmojë ndjekësit e tij në InstaStory, përmes një fotografie të publikuar nga palestra, ku shihet nën shoqërinë e një femre.

Ai nuk e zbulon identitetin e vajzës që është fotografuar me të, duke shfaqur thjeshtë pjesën e pasme të trupit të saj me të pasmet në fokus.

Kaq ka mjaftuar që fansat të fillojnë hamendësimet për një lidhje të re të mundshme të tij, pak kohë pasi ai i dha lidhjes së tij me Fjollën.


You may also like