COVID-19- Republika Çeke heq të gjitha kufizimet

by admin
Spread the love

PRAGE, 18 mars /ATSH-DPA/- Republika Çeke hoqi të gjitha kufizimet e lidhura me koronavirusin e vendosur për udhëtarët që hynin në vend nga vendet e tjera anëtare të BE-së me efekt të menjëhershëm.

Masat e reja, të cilat eliminojnë nevojën për t’u vaksinuar, kuruar ose testuar për virusin, do të zbatohen edhe për vendet e Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë: Norvegjinë, Islandën, Lihtenshtajnin dhe Zvicrën.

Ministria e Shëndetësisë e Pragës tha se udhëtarët që hyjnë nga vendet jo anëtare të BE-së dhe EFTA-s do t’i nënshtrohen ende rregulloreve aktuale.

Qeveria pesëpartiake liberal-konservatore që mori pushtetin në dhjetor hoqi pothuajse të gjitha kufizimet e vendosura si pasojë e pandemisë, përveç mbajtjes së një maskë për fytyrën në transportin publik dhe në objektet mjekësore dhe të kujdesit.

Shkalla e re e infeksionit shtatë-ditor për 100 000 banorë është aktualisht 502.   /os/covid-19co

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like