COVID-19 – OBSH: Kulmi i virusit në Kinë nuk pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në Evropë

by admin
Spread the love

GJENEVË, 10 janar /ATSH-ANSA/ – Kulmi aktual i Covid-19 në Kinë nuk pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në Evropë, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Shkencërisht nuk ka asnjë kërcënim të afërt për Evropën në lidhje me përparimin e epidemisë së Covid-19 në Kinë, pasi nënvariantet e identifikuara tashmë po qarkullojnë në BE”, deklaroi Hans Henri Kluge, drejtor rajonal për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në konferencën e parë për shtyp të organizuar në vitin 2023 për të vlerësuar situatën epidemiologjike në rajonin evropian.

“Nga informacioni i disponueshëm i OBSH-së, variantet e virusit Sars-CoV-2 që qarkullojnë në Kinë janë ato që shihen tashmë në Evropë dhe gjetkë”, shtoi Kluge.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakCOVID-19 – Kina bllokon vizat, në shenjë hakmarrjeje për koreano-jugorët

You may also like