COVID-19 – Miratohet vaksina për fëmijët mbi gjashtë muajsh

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

NJU JORK, 9 dhjetor /ATSH-DPA/- Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), në SHBA njoftoi sot miratimin e vaksinës kundër variantit Omicron të Covid-19, për fëmijët mbi gjashtë muajsh.

Më herët, fëmijët nën moshën pesë vjeç nuk lejoheshin të merrnin vaksinën përforcuese bivalente kundër Covid-19.

“Prindërit rekomandohen të marrin në konsideratë kryerjen e vaksinës te femijët e tyre, veçanërisht kur shkojnë me pushime, dhe gjatë muajve të dimrit ku kalohet më shumë kohë në ambiente të mbyllura”, deklaroi komisioneri i FDA-së, Robert M. Califf.

“Ndërsa ky virus ka ndryshuar dhe imuniteti nga vaksinimi i mëparshëm kundër COVID-19 është ulur, sa më shumë individë të jenë të vaksinuar, aq më shumë përfitime do të ketë për familjet dhe shëndetin publik, duke ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve të rënda, shtrimeve në spitale dhe vdekjeve”, shtoi ai.//a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakForcohet leku, monedhat e huaja humbasin terren

You may also like